Rregullorja e Shkollës

PJESË NGA RREGULLORJA E BRENDSHME E SHKOLLËS

  • Mësimi në shkollën tonë fillon në orën 9:00. Mësimi zgjat 45 minuta dhe pushimet e shkurtra midis orëve janë 5 minuta secili. Pushimi i gjatë i cili është pas orës së tretë të mësimit zgjat 20 minuta.

 

  • Dezhurni në shkollë është javor nga e Hëna në të Premte.
  • Mësuesi dezhurn plotëson në një fletë të vecantë mungesat ditore për cdo klasë dhe e dorëzon atë të firmosur në drejtori.

 

  • Mësuesi dezhurn kujdeset për sendet e shkollës në mënyrë që ato të mos dëmtohen nga nxënësit apo nga të tjerë persona.

 

  • Komisioni i etikës dhe sjelljes në shkollën tonë përbëhet nga 5 persona.
  • Komisioni i etikës dhe sjelljes ka për detyrë të propozojë mbledhjen e këshillit të disiplinës për marrjen e masave për rastet që bien ndesh me etikën, sjelljen apo detyrave që rrjedhin nga dispozitat normative në fuqi si dhe ligjit për arsimin parauniversitar.

 

  • Në raste emergjente, si zjarr, tërmete apo ngjarje të tjera si këto nxënësit evakuohen menjëherë nga institucioni i shkollës me gatishmërinë e të gjithë mësuesve dhe të mësuesit dezhurn.

 

  • Dera kryesore e shkollës si dhe porta e oborrit të shkollës mbahen të mbyllura pas orës 9 të mëngjesit dhe nuk hapen në asnjë mënyrë për persona të panjohur përvecse me leje të mësuesit dezhurn dhe drejtorit të shkollës.

 

  • Punonjësit e institucionit arsimor e kanë të ndaluar të përdorin alkool gjatë gjithë kohës së procesit mësimor.

 

  • Mësuesi paraqitet në shkollë 20 minuta para fillimi të orës së tij të mësimit ndërsa nxënësit 15 minuta para fillimit të mësimit.

 

  • Ndryshimet në orarin ditor të mësimit bëhen vetëm me lejen e drejtorit të shkollës dhe në mungesë të tij nga mësuesi i shërbimit ditor.

 

  • Gjatë mësimit nuk lejohet përdorimi i telefonit cellular apo dalja jashtë në korridor për të kryer biseda të tilla. Në rast konstatimi do të merren masa shumë të ashpra për këtë mësues sipas ligjit dhe udhëzimeve në fuqi.
  • Takimet e mësuesve kujdestar dhe prindërve të nxënësve të shkollës tonë janë të detyrueshme cdo të premte të fundit të muajit nga ku prindërit do të marrin informacionin e nevojshëm rreth fëmijëve të tyre.

 

  • Nxënësi duhet të vijojë në shkollë rregullisht dhe në orarin e caktuar.
  • Nxënësi duhet të mos përdorë në asnjë mënyrë celularin në klasë apo në ambjentet e shkollës.
  • Nxënësi duhet të vijnë me libra dhe të përgatitur.
  • Nxënësi duhet të vijnë në shkollë të pastër e të veshur në mënyrë të denjë për shkollë.
  • Nxënësi duhet të paraqitet në shkollë të paktën 15 minuta para fillimit të mësimit.